Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Xhaçka dhe Hohman diskutuan për rrugëtimin që e pret Shqipërinë pas hapjes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.
Xhaçka takon ambasadoren e re të BE në Tiranë, ministrja:
Ajo theksoi se mirëpret bashkëpunimin me ambasadoren Hohmann për të çuar përpara procesin e negociatave.
Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca.