Vuçiç sulmon Osmanin: Është më keq se Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për mediat ka sulmuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kreu i Serbisë akuzoi qeverinë e Kosovës, si nxitëse të konfliktit dhe si një shkaktare për ngjarjen që ndodhi në veri. Nga ana tjetër Vuçiç nuk ka kursyer edhe disa kritika me gjuhë sulmi ndaj Vjosa Osmanit.

“Vjosa Osmani është edhe më keq se Kurti kur bie fjala për qëndrimin e saj ndaj serbëve dhe Serbisë. Kurti i tërheq të gjitha fijet, por Osmani është më e rrezikshme se ai”- tha Vuçiç për CNN.


Shtuar 3.10.2023 21:18