Vuçiç kërcënon Perëndimin: Ne jemi Serbia, nuk kemi frikë nga askush

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sërish pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Vuçiç tha se ua ka bërë të qartë liderëve europiane se Serbia nuk ka frikë nga askush.

Ai shtoi gjithashtu se Kosova po përfiton nga Ukraina.

“Duke abuzuar me situatën në Ukrainë, shumë u kthyen kundër serbëve, por Serbia nuk është më e njëjta. Shteti jonë nuk është i frikësuar. Ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe ne do t’i përgjigjemi histerisë së tyre të gënjeshtrave dhe thirrjeve për paqe”, tha presidenti serb./albeu.com/