Vritet me armë zjarri një person në Pejë

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Kosovë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë në rrugën “Hysen Hykaj” të fshatit Vitomiricë rreth orës 13:15.

Dyshohet se fundi tragjik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personash.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e poltë të krimit.


Shtuar 7.05.2021 15:01