Motra e 52-vjeçares Fatbardha Likramës ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku nëna e tre fëmijëve i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. Motra e saj, Flutura Hoxha tha se Fatbardha është dhunuar nga dita e parë që ka shkuar në shtëpinë e burrit.
“Erdhi të hënën nga ora 4 te shtëpia ime, për të ndenjur. Kur vajti te shtëpia e vet kishte tre ditë pa ngrënë. I dhashë bukë, ndenji disa orë, në orën 6 iku në shtëpi. Kur shkoi i tha i shoqi ku ishte, motra i tha te Flutura. Ai e kishte sharë me fjalë të ndryshme për mua dhe burrin tim. Gjithë jetën motra ime ka ngrënë dajak. Ka qenë e urtë, e ndershme, nikoqire, jo se ishte motra ime, por ishte me të gjitha të mirat. Që kur u martua deri ditën që iku nuk ka shpëtuar nga dajaku. Kishte 2 çuna dhe 1 gocë. Ka 20 vjet i bëra denoncim në polici për motrën. Erdhi i plotfuqishmi i lagjes, mori denoncimin i tha mos u ndaj me burrin e fëmijët, shko dhe njëherë. Ajo i tha po shkova do më rrahë, do më vrasë.
Para 3 ditësh siç më tha motra, i kishte thënë të ëmës se prej teje vjen gjithë ky sherr. Motra ime ishte shumë e urtë, nuk kishte gojë as për bukë, as për ujë, shumë shumë e urtë dhe ai përfitoi”, tha znj. Flutura.
Ajo tregoi se motra e saj ishte martuar me dashuri me bashkëshortin, por se vjehrra nuk e kishte dashur kurrë sepse ishte çame.
“Motra ime flinte në tokë. Nuk e donte se ishte çame. Nuk ka vjehërr më të keqe se ajo. I ka bërë të 99-tat motrës sime, e dinë të gjithë”, tha motra.
Unë isha në gjumë, më thirrën Bardha, Bardha. I thashë burrit çfarë ka Bardha, më tha Bardha ka vrarë veten. më tha motra po u ktheva atje do vras veten. Erdhi çuni të martën e mori të ëmën me zor, o do vish në shtëpi o s’ka.
Ky u zu me burrin tim, na kërcënoi, na shau, na ofendoi. Motra nga e keqja të mos bëhej sherr i tha mos djalit se po vij në shtëpi. I mori çantat dhe iku. Nu ke diskutoj që e ka rrahur. Vajti gruaja 30 kile nga dajaku, nga sherri nga pangrënia”, tha motra e viktimës./BalkanWeb/