Është vënë në prangat e policisë Arsen Muskurti, autori i cili vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë në lagjen “5 Maji” në Tiranë dhe autori po transportohet drejt komisariatit numër 4 të kryeqytetit.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se në vengjarje janë gjetur 5 gëzhoja.
Autori dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit.
Ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni është konfliktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar, i cili është thelluar me akuza e kundërakuza në rrjetet sociale./albeu.com/