Duket se ngjarja e vrasjes së 5-vjeçares në Itali nga nëna e saj është e mbushur plot mister.
Duket se nëna e të miturës ka pasur edhe një bashkëpunëtor në vrasjen e të bijës.
Martina Pattim 23 vjeç tha se e goditi me thikë në vendin ku u gjet e varrosur. Karabinierët do të nisin hetimet në banesë.
Se ku nëna e re vrau vajzën e saj, krim të cilin ajo vetë e pranoi, mbete ende mister. Si dhe çdo pjesëmarrje në krim apo në fshehjen e trupit nga persona të tretë.
Kjo u raportua pak më parë nga Salvatore Mancuso, komandanti i Seksionit të Parë të njësisë hetimore të karabinierëve të Katanias, i cili mbajti një konferencë shty[I pranë vendit të vrasjes (v një fushë me ferra në lokalitetin Mescalucia, jo shumë larg shtëpisë së gruas.)
“Vendi ku është kryer krimi dhe përfshirja e mundshme e personave të tjerë në kryerjen e krimit apo në fshehjen e trupit janë ende objekt hetimi ”, tha ai.
“Ka shumë pikë pyetje. A e ndihmoi dikush nënë e re? asi arriti Martina Patti të sillte trupin e Elenës në atë fushë? A është e mundur që askush nuk ka vënë re gjë?”
Ndërkohë, në ditët në vijim do të kryhen hetime teknike dhe shkencore brenda banesës Del Pozzo, e cila i është nënshtruar sekuestrimit.
Në banesë deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë gjaku.
“Ne po bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme për këtë”, tha komandanti Mancuso.
Në skendën e krimit u gjet një jastëk në formë zemre me dizanjin e një kukulle të shoqëruar me një shënim: Nuk e di pse nëna juaj vendosi t’ju bënte këtë. edhe unë jam nënë dhe e dua vajzën time më shumë se çdo gjë në botë. Mos mendo se ai nuk të donte sepse të largohesh me këtë kujtim është e tmerrshme.”