Këtë të mërkurë, ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo është sjellë në gjykatë nën masa të shtuara sigurie, ndërsa sot pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Kristian Sterjo, akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Të lidhura
None found
Seanca në Gjykatën e Korçës pritet të përcaktojë masën e sigurisë për Sterjon, i cili do të përballet me akuzat e ngritura nga organi i akuzës në lidhje me ngjarjen ku humbi jetën Johan Zuko.
