Pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg” për Ludian Zaimin, 25-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri kolegun e tij brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, avokati i këtij të fundit ka folur për mediat.
Ai u shpreh se klienti i tij është shfaqur i tronditur këtë të enjte gjatë seancës gjyqësore.
I riu mësohet se ka pranuar krimin, por sipas avokatit nuk është se ka dhënë ndonjë shkak konkret lidhur me aktin që ka bërë.
“Pretendimi gjatë seancës, qëndrimi i tij është se e ka pranuar e ka bërë veprën e ka qenë në momentet e tronditjes emocionale, se kanë pasur e marrëdhënie shoqërore bashkë. Për momentin nuk e tha se pse, ishte shumë i tronditur.
Tha madje tha që kishte marrë dhe disa qetësues gjatë periudhës që ka qenë para veprës.
Seanca ishte shumë e shkurtër, tha se prej disa kohësh merrte qetësues. Nuk e përcaktoi por tha që merrte qetësues gjatë kohës përpara domethënë. Akuza e ngritur është vrasje me dashje”, tha avokati./albeu.com