E bënë për spital shqiptarin te “9-katëshet”, arrestohen dy huliganët holandezë (VIDEO)

Mbarëvajtja e finales së Conference League u mbyll me sukses, ku për fat nuk pati trazira të medha, përpos disa incidenteve sporadike.

Kujtojmë situata më e vështirë për t’u menaxhuar ka qenë një ditë para finales, me tifozët holandezë e italianë që konsumuan pafund alkool gjatë ditës dhe në mbrëmje nisën të krijonin incidente.

Një nga incidentet më të rënda ishte ai te “9-kateshët” ku disa huliganë holandezë u përleshën me disa shqiptare duke i goditur me karrige dhe duke lënë një prej tyre të plagosur.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy prej tyre që janë, shtetasi D.B, 23-vjeç dje D.H, 21 vjeç, banues në Holandë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./albeu.com