Ish-efektivi i forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashë do të përballet sot me Gjykatën e Tiranës.
Seanca paraprake do kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri, i cili do te vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo jo këtë dosje. Ndaj efektivit të forcave ‘Shqipnonja’ prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.
Në gjykatën e Tiranës janë te pranishëm edhe familjarë të vikimës, të cilët do presin vendimin e togave te zeza për këtë çështje.
Kujtojmë se vrasja e 25 vjeçarit ndodhi mëngjesin e 8 Dhjetorit të vitit që lamë pas, në zonën e Laprakës. Ndërkohë, arma e gjetur rreth 200 metra larg vendngjarjes rezulton të mos jetë e të ndierit.