Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg, Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën.
Bashaliu akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I dënuari u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ndërsa që prej qershorit 2021 ai ka qenë nën masën e arrestit me burg.
Ngjarja ndodhi më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut.
Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.