Policia po vijon kërkimet për kapjen e Asllan Mernicës, i cili ditën e djeshme vrau efektivin Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.
RENEA dhe policia, kanë bindjen se ai fshihet në zonën e Apolonisë së Fierit dhe Havaleas.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se i ati i autorit është dënuar me 20 vite burg, për vrasjen e kunatit.
Ndërkohë, vëllai i tij është dënuar me 19 vite burg për vrasje.
Vëllai tjetër është në burg në Gjermani.
Autori e ka armën e krimit me vete, teksa mësohet ai ka kaluar në zonën e Apolonisë.
Aktualisht, janë duke u kryer kontrolle dhe banesa në Apoloni.