Vrau Carolinën në Greqi, Babis në prag të gjykimit! Çfarë pretendon ai

Është në prag të gjykimit krimi që tronditi gjithë Greqinë, ku Babis Anagnostopoulos vrau gruan e tij Caroline.

Nga ana tjetër piloti 33-vjeçar po përgatit mbrojtjen e tij për t’u përballur me drejtësinë.

Babis Anagnostopoulos, akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, abuzim me kafshët, për akuzë të rreme (sepse ka bërë të dyshuar të tjerë për veprimet e tij) dhe për dëshmi të rreme të vazhdueshme.

Për vrasjen e gruas së tij, ai pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm dhe dhjetë vite burg pritet të marrë për keqtrajtimin e kafshëve.

Ndërsa për dëshminë e rreme të vazhdueshme, dënimi i parashikuar është deri në tre vjet, për veprën e kallëzimit të rremë mund të dënohet deri në një vit. Seanca nuk do të zgjasë, pasi në listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë në gjykatë nuk ka shumë persona, ku më të rëndësishmit janë punonjësit e policisë që do të përshkruajnë atë që kanë parë në banesën e çiftit, por edhe mjekët. Sipas raportit, vdekja e 20-vjeçares Caroline ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 11 majit./

Babis pretendon se ngjarja nuk ishte e planifikuar prej tij, por erdhi krejt natyrshëm dhe menjëherë./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 16:02