Vrasjet e bujshme, Artan Hoxha kërkesë Ramës: Dil e fol, se ty të dëgjojnë!

Ditët e fundit Shqipëria është tronditur nga disa vrasje, 3 prej të cilave krim brenda në familje.

“13 nëntor 2018… Dhemb per dhemb, por ti prapë “kokat hengshin” the… Ja ta dëgjuan këshillën o komandant. Por meqe u the: “Ta hanë kokën e njëri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…

Taksirat e ke, dil dhe njëherë, se “ata” vetëm ty të dëgjojnë. Thuaju që ta mbajnë pak dorën. Ta lëvizin siguresën, nga varianti me breshëri, të kalojnë në tek e tek, se na morën frymën… U keputën në mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo ditë. Sikur të kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore ujë në ditë.”, shkruan Hoxha.


Shtuar 8.06.2021 20:27