E vrau vëllai, mikja e Dianës zbulon bisedat me të: E donte shumë, kur ishte esëll ishte tjetër njeri

Mikesha e Diana Vukës ka treguar si e kishte kuptuar që mikeshës së saj i kishte ndodhur diçka. Në një rrëfim për “Shqipëria Live”, ajo ka treguar se kishte dyshuar kur kishte parë herën e fundit që Diana kishte hyrë në rrjetet sociale, ndërsa dyshimi iu shtua kur i pa grilat e mbyllura.

“Kisha dy ditë që i bija telefonit. Nuk ka hyrë në WhatsApp që të premten, në orën 20:00. Pasdite jam kthyer nga Tirana dhe jam kthyer në Velipojë. Kur i kam parë grilat e mbyllura e kam ditur që i ka ndodhur diçka.

Mora dhe Fabianin në telefon, por nuk u përgjigj. Mendova se u kishte ndodhur ndonjë gjë të dyve. Jam e bindur se ajo ka ndodhur për ndonjë grindje të momentit.

Jo ma blej diçka, jam e bindur për këtë gjë. Thoshte nuk mundem ta lë se e kam vëlla dhe më dhemb shpirti për të. Diana ka qenë mbështetja e tij e vetëm. Fabiani, kur ishte esëll, ishte njeri tjetër,”-tha shoqja.

Diana Vukaj u gjet e vdekur në shtëpinë e të vëllait dy ditë më parë. Natën e 5 qershorit pas një sherri për mobiljet Fabian Vuka qëlloi me armë zjarri të motrën e dhe e la të vdekur.

Dyshohet se Fabian Vukaj e kreu krimin në gjendje të dehur, pas një konflikti me të motrën për çështje parash. Edhe pse e kishte qëlluar Diana Vukajn për vdekje, ai vazhdonte të dilte lirisht në qytet, ndërsa viktimën e mbante në banesë. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania. /TCH

Shtuar 8.06.2021 08:06