Dëshmia tronditëse e vajzës nga Dibra që i vranë babanë para syve: E qëlluan me plumba dhe me qytën e automatikut!

Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni, i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes.

Kjo e fundit ka rrëfyer për gazetarin Enver Doçi, pas kaq kohësh, të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë, pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve.

Të lidhura

None found

Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan, duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës së të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore, që të largojnë nga aty familjen e autorëve, pasi është shumë pranë banesës së tyre.

“Babi ishte duke u futur te makina, i thirri dhe i tha ‘ndalu’. Vazhdoi duke sharë ai, me armën drejt, ja kishte drejtuar babit. Babi i doli para dhe i tha të flasë, çfarë ka me të. Ishim të gjithë afër, sa dolëm nga makina. Ai filloi duke sharë. Pastaj ai i thirri vëllait të vet, se e kishin bërë me paramendim, e kishin ndjekur babin prej tre netësh për ta vrarë. Doli vëllai i vet, babi ishte duke hipur në makinë, dhe ai qëlloi direkt. Babi u ndal dhe i tha që ‘me ty i sqaroj punët unë’. Ai pa u menduar dy herë e qëlloi babin. Pasi babi ishte shtrirë përtokë, i ranë dhe me qytën e automatikut. Edhe pasi shkuan te shtëpia, sërish qëlluan me automatik. Atyre iu bë qejfi, që vranë babin tim. I lutem shtetit t’i largojë se nuk i shikojmë dot. Sa herë dal në ballkon, i shikoj”, thotë vajza e të ndjerit.

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i është dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë te Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do t’i linin ato pa baba.

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës, të cilat sipas saj, nuk e kanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet, pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës./BW


Shtuar më 8.06.2021 20:27

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetholiganbetgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino