Vrasje, grabitje e pengmarrrje! Si u vra në Astir miku i Ervis Martinajt (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Astir ku mbetën të vdekur dy persona.

Një nga viktimat është Erigers Mihasi, i identifikuar nga policia pas atentatit të rëndë në këtë zonë të mbipopulluar të Tiranës.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktima ka qënë duke udhëtuar me mjetin “Audi A 8”. Dyshohet se makina e viktimave është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe plumbat kanë ardhur nga ana e shoferit.

Por kush është viktima, Erigers Mihasi?

Mihasi, mosha e të cilit nuk dihet nuk është një emër I panjohur për policinë. Mësohet se ai ka një lidhje të ngushtë miqësie me shtetasin Ervis Martinaj, po aq I njohur për policinë e Shtetit.

3 vite më parë, Mihasi është shoqëruar nga policia për ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.

Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/


Shtuar 13.11.2021 20:37