Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për vrasjen në Shkodër.
Ai thekson se në Shqipëri grupet kriminale janë të sofistikuar dhe se nuk tremben nga autoriteti i shtetit.
Salianji shprehet gjithashtu se kryeministri thotë se Shqipëri është në duar të sigurta ndërkohë qytetarët janë në terror.
Reagimi
Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçē edhe njêherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!
Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!
Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që cfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!/albeu.com