Vrasja misterioze e 46-vjeçarit në Vlorë, gjykata lë në burg autorët

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Shazi Ahmetajn, autorin e vrasjes së Altin Aliakjt, i cili u gjet na banesën e tij  në lagjen “24 maji”, i vrarë.

Gjithashtu, në seancën e drejtuar nga  gjyqtar Enkel Peza u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për Mateo Kiptiu që ndihmoi autorin të largohej.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u bë publike më 19 shkurt.

46-vjeçari u gjet nga nëna e tij. Ai kishte një plumb në shpatull nga ana e majtë dhe një frakturë në kokë.

Mësohet se prej disa kohësh ai kishte qenë në Kosovë dhe sipas burimeve 46-vjeçarit i është mbajtur pasaporta në Kosovë, por kishte hyrë ilegalisht në Kosovës.  Pas vrasjes i është marrë telefoni dhe i është zhdukur.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë para se nëna e tij ta gjente pa jetë.


Shtuar 28.02.2022 14:33