Pas vajzës, në emisionin “Me zemër të hapur” ka folur edhe nëna e saj, e cila është shprehur se vajza e saj është në një presion shumë të madh nga policia.
18-vjeçarja M.P, akuzoher se është bërë shkak i sherrit dhe vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq.
“Është në një presion të madh psikologjik 18-vjeçarja tregon nëna për shkak të presionit që policia po ushtron në ambientet e komisariatit”, tha Ahmeti e cila tregoi më pas se redaksia e emisionit ka një video që e ka filmuar Martin Çeço.
“Vetë viktima familjarët e tij na kanë vënë në dispozicion një video që gjendet në telefonin celular të viktimës, por nuk e jap dot pa më konfirmuar dhe 18 vjeçarja a është protagoniste ajo apo jo.
Këtë video e ka kryer viktima duke treguar një vajzë që punon në byrektore.
Ne kemi pyetur vajzën a ke qenë në këtë byrektore dhe a ka punuar ndonjëherë aty dhe e mohon. Por ajo s’ka mohuar atë marrëdhënie që ajo ka pasur me Bledi Angjos, me një prej të dyshuarve”, tha Ahmeti.