Vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn

Ditën e sotme është zhvilluar seanca ndaj Arbër Paplekajt.

Mësohet se Prokuroria ka dhënë konkluzionet për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Bëhet me dije se Prokuroria ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 25 vite burg për Paplekajn.

Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet./albeu.com/ 


Shtuar 29.06.2023 11:54