Ish-kryeministri, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për masakrën e Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
Berisha mbrojti oficerin Arbër Paplekaj, që qëlloi me armë në vendngjarje, duke thënë se ai është oficer shembullor dhe nuk do të qëllonte kurrë, përveçse për vetëmbrojtje.
“Këto ditë doli vrasja e Elbasanit. Këto ditë gjykatësi ose prokurori urdhëroi arrestimin e dy nëndrejtorëve. Donin ta mbyllnin ngjarjen me Arbër Paplekaj, një oficer shembullor, një oficer që ishte nga më të mirët në Afganistan. Ai nuk qëllonte kurrë, përveçse në vetëmbrojtje. Në vendimin e policisë thuhet se kanë qëlluar me dy tyta, jo me një.
Ndërkohë mbi këtë deklaratë të Berishës ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i cili i kërkon Berishës të ulë kokën dhe të heshtë pasi e vërteta do ta turpërojë.
Gazmend Bardhi: Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë.
E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën. Pasi prokuroria po zbardh të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasnit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje.