Vrasja e Pjerin Xhuvanit, deputeti: Prokuroria t’i vihet mbrapa grupeve për kontrollin e votës

Deputeti i Elbasanit, Enver Roshi gjatë fjalës në Kuvend ka folur për vrasjen e përkrahësit të PS-së, Pjerin Xhuvani. Roshi cili në këto zgjedhje garoi me siglën e PS-së, deklaroi se Shërbimi Informativ duhet të një hetim për Strukturën e Mbrojtjes së Votës të ngritur nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Enver Roshi shprehu ngushëllime e tij për humbjen e Pjerin Xhuvanit që mbeti i vrarë më 21 prill pas një shkëmbimi me armë zjarri në lagjen “5 maji” në Elbasan.

“Me këtë rast i bëj thirrje Shërbimit Informativ Kombëtar që duhet të kishte vepruar në kohë, se kush janë këto struktura që veprojnë në Shqipëri paralele me Policinë e Shtetit për mbrojtjen e votës, për më tepër struktura të armatosura me armë nga njerëz të cilët ne nuk i dimë se kush ishin, por që ndalonin njerëzit në rrugë për kontrolle, duke ditur që është vetëm policia e shtetit e autorizuar  për të ndaluar dhe kontrolluar njerëzit në rrugë apo kudo që janë.

Dua të shpreh ngushëllime më të mëdha për humbjen e doktor Pjerin Xhuvanit dhe kjo shënon një tragjedi për mua, që në shekullin e 21 në një vend demokratik të humbasin jetën për shkak të këtyre grupeve pra të strukturuara nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës.

Ky akt për mua është i dënueshëm dhe unë nuk dua ta ngarkoj më tepër këtë situatë, por i kërkojë Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ t’i vihet mbrapa për zbulimin e këtyre grupeve të ashtu quajtura për kontrollin e votës”, thekson ai.

Pjesë nga fjalimi 

“ Zgjedhjet shënuan arritje në respektimin e standardeve dhe në administrimin e tyre, por ajo që mua më ka indinjuar si kandidatë qenë dhe daljet në televizion me shprehjen, “krijimi i strukturave të veçanta për mbrojtjen e votës”.

Me këtë rast i bëj thirrje Shërbimit Informativ Kombëtar që duhet të kishte vepruar në kohë, se kush janë këto struktura që veprojnë në Shqipëri paralele me Policinë e Shtetit për mbrojtjen e votës, për më tepër struktura të armatosura me armë nga njerëz të cilët ne nuk i dimë se kush ishin, por që ndalonin njerëzit në rrugë për kontrolle, duke ditur që është vetëm policia e shtetit e autorizuar  për të ndaluar dhe kontrolluar njerëzit në rrugë apo kudo që janë.

Dua të shpreh ngushëllime më të mëdha për humbjen e doktor Pjerin Xhuvanit dhe kjo shënon një tragjedi për mua, që në shekullin e 21 në një vend demokratik të humbasin jetën për shkak të këtyre grupeve pra të strukturuara nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës. Ky akt për mua është i dënueshëm dhe unë nuk dua ta ngarkoj më tepër këtë situatë, por i kërkojë Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ t’i vihet mbrapa për zbulimin e këtyre grupeve të ashtu quajtura për kontrollin e votës.

Në anën tjetër kjo tregon që demokracia në Shqipëri është akoma një demokraci e brishtë dhe hibiride dhe klasa politike nuk është e pjekur për të përballuar sfidat që i duhen Shqipërisë, aq më tepër nga politikanë të cilët kërkojnë të hapin destabilitet të nxisin konflikte, sherre dhe për ta bërë jetën më të vështirë, më të votuar.


Shtuar 4.05.2021 12:12