Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e nënkomisarit të policisë në Lezhë.
Komentin e parë, Rama e ka bërë nga Pallati i Kongreseve, në një komunikim të mbajtur prej tij.
Në fjalën e tij për mediat e pranishme, Rama përsëriti ndihmën financiare, me të cilët do të trajtohen dy fëmijët e mitur që la pas 44-vjeçari, ndërsa shtoi se ishte një ndihmë e konsiderueshme.
“Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të Policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë, i shpreha ngushëllimet vëllazërore familjes dhe të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut dhe të gjithë punonjësve të Policisë. E shoh të udhës të bëj me dije se qeveria ka vendosur mbështetje financiare të konsiderueshme për të familjen.
Por njëkohësisht me të hyrë në fuqi ligji, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit dhe përgjegjësia e republikës është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës mos të mbeten vetëm por të ndjehen deri në fund të mbështetur duke qenë krenare jo vetëm për prindin por edhe për shtetin babai i shërbeu deri në momentin e fundit”, tha Rama./albeu.com