Vrasja e Madrit Ulqinakut, Gjykata vendos për Eiden Dinon

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Eiden Dinon.

Dino u arrestua dy ditë më parë në Elbasan pas vrasjes së Madrit Ulqinakut nga Horgito Peqini.

Ai dyshohej si I përfshirë në këtë ngjarje, ku krahas tyre, dyshohet se ka qenë edhe Klaudjan Sallufi.

Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një konflikt të hershëm mes tyre.

Prokurori Ritvan Suka në pretencën e tij kërkoi arrest me burg për te tre personat të cilët pas një konflikti të castit i morën jetën babait të një fëmijë të mitur.

Pas kqyrjes së provave paraprak , dëshmitarëve në vendngjarje dhe deklaratës së Ejden Dino gjykatësja Idush Maliqi la në burg të riun ndërsa vendosi të njëjtat masa edhe për miqtë e tij në arrati.

Ndërkohë po punohet për kapjen e tyre dhe vënien para drejtësisë./albeu.com/