Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për Ruben Saraivan

Prokuroria e Lezhës, ka mbyllur hetimet për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shengjin.

Raportohet se nën masa të rrepta sigurie, 29-vjeçari u paraqit këtë të premte në prokurori, ku iu komunikua akuza për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Dosja penale pritet tani të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e ndarë nga dosja e të akuzuarve të tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.