Vrasja e Aurelio Dervishit/ Gjykata lë në burg 4 të rinjtë

Gjykata e Tiranës, ka lënë prapa hekurave 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Shkozës në Tiranë.

Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Gjatë seancës së sotme, ata nuk kanë folur para trupës gjykuese. Ndërkaq, avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin, goditje që i mori jetën, por kjo kërkesë është rrëzuar nga ana e trupës gjykuese.

Sipas avokateve ngjarja nuk ka qene e paramenduar por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen.

Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici, ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë. Shkak i sherri midis tyre ka qenë një vajzë.


Shtuar 4.04.2024 15:30