Vrasja e 8-vjeçarit e planifikuar? Xhaxhia i autorit: Po e kërkonte Mateon nëpër lagje (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur dje në Fier ku shtetasi Klodian Çalamani, joshi me një biçikletë 8-vjeçarin Mateo Vasiu dhe e vrau në oborrin e tij.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe xhaxhai i autorit i cili ka deklaruar dje para krimit, nipi I tij po kërkonte të miturin në lagje.

Gjithashtu ai tha se do të shkojë në varrimin e të miturit duke shtuar se edhe vetë ka fëmijë.

Xhaxhai i autorit: Të varet me litar. Nuk kam pasur muhabet me të, po behet shumë vite. Si hyri në burg ashtu doli.

Pyetja: Ju ruheshit nga nipi juaj?

Xhaxhai: Une, pse nuk e kisha frikë, nuk më kishte bërë gjë

Pyetja: Do shkoni pranë familjes së viktimës

Xhaxhai: Po do shkoj, kam dhe vetë fëmijë dhe nipër.

Pyetja: A ka vëlla?

Xhaxhai: Po, ka është në burg ai në Greqi, për drogë. Dje e pashë që po lëvizte, po kërkonte Mateon, po fliste në telefon. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 17.11.2021 14:08