Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, reagon policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme, pasi një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Pas të shtënave në fshatin Hot i Ri, ka mbetur i vrarë 33-vjeçari Valter Fierza. Lidhur me ngjarjen policia bën me dije se është rrethuar e gjithë zona dhe po punohet për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 21.09.2023 22:35