Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babicë të Vlorës ku u vra me dy plumba 25-vjeçari, Xhuljano Bullari.
Policia e Vlorës bën me dije se ka shoqëruar deri tani të paktën 10 persona në komisariat, kryesisht familjar të viktimës.
Të shoqëruarit kanë deklaruar se i riu që u vra në Babicë të Vlorës nuk kanë pasur asnjë konflikt për të cilin kishin dijeni.
Rikujtojmë se i riu ishte dënuar në 2018 me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë dhe kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu.
Familjarët pohojnë se që pas kohës që kishte dalë nga burgu deri e tani s’ka patur probleme. Ata dëshmojnë se i riu ishte nisur drejtë Vlorës, ku do qëndronte deri të shtunën e më pas do të kalonte kufirin me Italinë për të shkuar në Gjermani ku i riu ka jetuar edhe më parë.
Gjithashtu janë shprehur se nuk kanë pasur djeni për faktin se çfarë ka kërkuar në Babicë të vogël mirëpo mendojnë se nga Tirana 25- vjeçari ka ardhur i shoqëruar e nuk ka qenë vetëm, madje dyshojnë se ka qenë i shoqëruar me shokë të tij.
Po ashtu do të bëhet kontrolli i telefonit të të riut, për të zbuluar telefonatat e fundit dhe mesazhet, të cilat mund të çojnë në zbulimin e autorëve të ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet se i riu është ekzekutuar nga pasagjeri që gjendej pas në makinë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/