Ngjarja që tronditi Greqinë disa javë më parë është drejt zbardhjes.
Është ndaluar në ceremoninë përkujtimore për 21 vjeçaren Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe shoqëruar në drejtorinë e policisë së Atikës Babis Anangnostopolos,bashkëshorti i viktimës.
Burime policore thanë se 32 vjeçari u shoqërua dhe do të japë shpjegime shtesë,lidhur me disa fragmente të ngjarjes që tronditi Greqinë në 11 dhe 12 majit,dhe u bë publike në gjithë botën.
Babais Anagnastopulos ,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, por pa mbërritur e ende policia në banesë.
Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01.10 minuta,ndërkohë që sipas deklaratës së tij,grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.
Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme ADN,çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të.
Agjentët do ta pyesin bashkëshortin e viktimës se si mundi të ketë kontakte telefonike me persona të familjes së tij, në orën që presupozohet se ishte i lidhur prej grabitësve.
Gjithashtu Anangnpstopulos,do ti duhet tashmë të spjegojë hetuesve ndryshimet e regjistrimeve që iu bënë pajisjes biometrike(orës) që viktima mbante në dorë,çka zhduku të dhënat e rrahjes së zemrës së viktimës, duke bërë të pa mundur zbulimin e orës së saktë të vdekjes së saj.
Dhe së fundi, bashkëshorti i viktimës,do të duhet të sqarojë hetuesve edhe lidhur me kontratën e sigurimit që viktima kishte kryer vitin e fundit,ku sipas kontratës,nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë,do të përfitonin 1.000.000 euro.
Hetimet do të vazhdojnë intensivisht,ndërsa gjatë orëve në vazhdim priten deklaratat për zbardhjen e ngjarjes. Bashkë me Anagnostopulos është shoqëruar edhe një person tjetër,ndërsa pritet të mësohet nëse në ekzekutimin e viktimës kanë marrë pjesë edhe persona të përfshirë në grupe kriminale. /tch