Vranë Kudret Saliajn para gjykatës, gazetari: Vëllai i Dhuratës i dënuar me 6 vite burg

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje lidhur me familjen Picari, kryefamiljari vrau dhëndrin e tij, Kudret Saliajn. I ftuar në emisionin “Open”, ai ka shtuar se edhe vëllai i Dhurata Saliajt (bashkëshortja e të ndjerit) është në burg.

Sipas gazetarit, ai ndodhet në burg pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

“Fëmijët kanë deklaruar kundër nënës dhe jo kundër babait të tyre. Mexhit Picari e ka agravuar situatën duke vijuar me kërcënime. Vëllai i Dhurata Picarit, djali i Mexhitit është në burg për abuzim seksual me të mitur. Është dënuar me 6 vite burg.

Me këtë familje që ka tre anëtarë në burg nuk di nga t’ja nisësh e nga t’ia bitisësh. Nuk është rasti i parë që Dhunata e ka dhunuar burrin,”-tha ai. /tch

 


Shtuar 7.06.2021 22:24