Pjesa dërrmuese e qytetarëve që jetojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë.
Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës, që janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar veprimet e tyre në zonat e pushtuara.
Ndërkohë, si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë cilësuar votimet si të pavlefshme ndërsa nuk kanë munduar raportimet se ukrainasit në fakt po votojnë të shantazhuar për bukën e gojës apo edhe nën kërcënimin e armës.
Sipas asaj që raporton RIA, numërimet fillestare treguan shumicë që varionte nga 96.97% në rajonin Kherson, bazuar në 14% të votave të numëruara, në 98.19% në Zaporizhzhia, bazuar në 18% të numërimit.
Rezultatet përfundimtare priten të publikohen nesër, ku Rusia synon të ndjekë të njëjtën metodë si me Krimenë, për të lëgjitimuar pushtimet e saj në Ukrainë.