Vokshi ndaj Ballës: Do të mbaheni mend si deputetët që keni kryer krime historike

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit iu kundërvu kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sa i takon çështjes së Butrintit.

Sipas saj, Rama ka injoruar të gjithë institucionet publike në vend sa i takon parkut të Butrintit. Sipas Vokshit, deputetët e PS-së do të mbahen mend si ata që kanë kryer krime historike.

“Zoti Balla nuk mbulohet dot dielli me shoshë. Edhe këtë herë duke përmendur Fondacionin Amerikan.
Me keqardhje them se do të mbaheni mend si deputetët që keni kryer krime historike, arkeologjike. Do jeni në wall of shame. Përpara se të arrinte marrëveshjen që na propozohet sot për miratim, qeveria kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me oligarkët e saj ku i hiqeshin 830 hektarë tokë nga Butrinti. në vend të pasurisë kombëtare, qeveria zgjodhi pasurimin e një grupi njëzetëshit për një resort turistik me 620 vila, me zonën që keni shkëputur nga Butrinit. Qeveria na përmend modelin italian dhe thotë; heshtin se kemi një fondacion Amerikan dhe thotë; heshtni./albeu.com


Shtuar 23.05.2022 18:11