Vodhën xhiron ditore të dyqanit në Durrës, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Erlind Shehajn dhe Orges Monën.

Të dy akuzohen se kanë grabitur nën kërcënimin e armës, xhiron ditore të një dyqani në Spitallë të Durrësit.

Dy të rrinjtë kanë arritur që të marrin një shumë prej 15 mijë lekësh.

Gjatë seancës së zhvilluar paraditen e sotme, Erlind Shehaj humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital ku ka marrë trajtimin e duhur dhe më pas është kthyer sërish në gjykatë.

Shehaj mësohet se vuan nga epilepsia dhe shenjat i ka dhënë disa herë të tjera gjatë kohës që ka qenë në paraburgim./Albeu.com/


Shtuar 10.01.2023 13:03