Vodhën para në një kishë në Korçë, tre të arrestuar

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Vodhën një shumë parash, në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë, Pustec, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 8.02.2023 15:49