Uniformat blu, kanë proceduar penalisht për vjedhje katër të mitur të moshave 14 dhe 15- vjeç, pasi kanë vjedhur disa pjesë automjetesh në një biznes në autostradën Tiranë-Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.