Vodhën nën kërcënimin e armëve një banesë në Krujë, arrestohen dy laçianët (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga 2 autorët e vjedhjes së ndodhur në fshatin Brret. K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçari.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brreti”.

Vodhën me armë zjarri, në banesën e një shtetasi, në fshatin Brret, identifikohen dhe kapen 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen arma e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë vjedhjes, municion luftarak dhe sendet që këta 2 shtetas vodhën në banesën e një 40-vjeçari.

2 autorët e arrestuar, të dyshuar edhe për disa raste të tjera të vjedhjes me armë, në vende të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në fshatin Brret, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brreti”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.


Shtuar 9.11.2022 09:28