Vllaznia në udhëkryq, tifozët marshim për privatizimin e klubit (VIDEO)

Vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak të Shkodrës i cili nuk arriti të miratonte me vota të mjaftueshme kalimin e një buxheti për Sport Klub Vllazninë nuk është pritur mirë nga tifozët shkodranë.

Klubi është nën menaxhimin e sponsorit Alban Xhaferri i cili kërkon ti japë fund problemeve me privatizimin e Vllaznisë që është edhe dëshira e madhe e tifozëve.

Këta të fundit pas vendimit të këshillit bashkiak u organizuan sot para Bashkisë në një marshim me flamujt e klubit dhe me këngën himn të Vllaznisë.
Tifozët presin që klubi të dalë nga një situatë tepër e vështirë prej vitesh dhe vetëm privatizimi mund ta arrijë diçka të tillë, por për këtë të fundit duhet që Këshilli bashkiak te miratojë fondin prej 820 milionë lekë dhe që sponsori Xhaferri të bëjë marrëveshje me Tatimoren për borxhet e akumuluara.

Marshimi i tifozëve është një sinjal që ata janë në krahun e sponsorit Xhaferri dhe me e rëndësishmja qe klubi të dalë nga vorbulla e Bashkisë Shkodër dhe jo pa qëllim qëndruan dhe marshuan gjatë përpara godinës së Këshillit Bashkiak.

Situata është ende në zhvillim dhe pritet sërish takim mes Bashkisë Shkodër dhe sponsorit të klubit shkodran për të zgjidhur këtë çështje kaq delikate.


Shtuar 26.03.2021 20:23