Vllaznia dhe Laçi ndahen në “paqe”, shkodranët humbin kreun

Për herë të parë në këtë sezon, Vllaznia i ka marrë pikë skuadrës së Laçit, por nuk ka gëzuar deri në fund, pasi ka lëshuar përsëri kreun e renditjes. Skuadra shkodrane ka barazuar pa gola në fushën e kurbinasve, duke zbritur tashmë në vendin e dytë në klasifikim.

Në një ndeshje shumë të luftuar, por pa shumë raste për të shënuar, skuadrat janë treguar mbi të gjitha të kujdesshme të mos pësojnë në këtë duel dhe kanë lënë pak hapësira mbrapa. Kjo bëri që Sherri dhe Zogoviç të mos kishin shumë punë për të bërë, të kërcënuar rrallëherë pasi tentativat e lojtarëve nga dy palët ndaleshin kryesisht nga mbrojtësit.

Kështu, Vllaznia merr një pikë që shton optimizmin para përballjes së Kupës mes dy ekipeve, por zbret në vendin  dytë pas krahëve të Teutës. Ndërsa Laçi sheh t’i shkëputet edhe më shumë vendi i parë dhe duhet të kthehet përsëri i pagabueshëm që të mos rrezikojë objektivin e titullit në fazën e fundit.


Shtuar 10.04.2021 18:38

Tags: ,