Vjedhje, dhunë e aksidente, Policia e Tiranës arreston 9 shtetas në 24 orët e fundit

Policia ka vënë në pranga 9 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale nga vjedhja tek dhuna në familje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 25 vjeç, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 12.09.2021, në rrugën “Imer Ndregjoni” ka vjedhur motomjetin në përdorim nga shtetasi F. M. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 2 vjedhjeve motomjetesh në pronësi të shtetasve E. D dhe R. M. Gjatë marrjes në pyetje ky shtetas ka pranuar autorësinë e ngjarjeve të ndodhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin R. C(M), 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 25 vjeç, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimit Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 58 vjeç, pasi në fshatin Gosë, ka vjedhur prodhime bujqësore në pronën e shtetasit P. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

  1. P., 40 vjeç, R. S., 35 vjeç dhe A. B., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

 

  1. M., 22 vjeçe, pasi ka aksidentuar këmbësoren V. Ll., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 15:27