Ditën e sotme Tiranën e vizitoi Ursula Von Der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.
Ajo u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Sipas Der Leyen, e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.
“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE-ja duhet të bëjë gjithashtu”, u shpreh Ursula.
Më pas ajo pritet të ketë takime me të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./albeu.com