Viti i Ri mbërrin në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh (VIDEO)

Viti i Ri 2023 ka nisur xhiron e globit!

Toka e parë që preku Viti i Ri janë ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor.

Ndërsa aktualisht Zelanda e Re është vendi i parë që e priti me festime madhështore, në urën e famshme Harbor Brixh të Okllendit. Banorët mund të shijojnë nga sheshet, spektaklin tradicional të fishekzjarreve, pas ndalimit vitin e kaluar të grumbullimeve si pasojë e pandemisë.

Spektakli do të vijojë në Sidnej të Australisë rreth dy orë më vonë si vendi i radhës që pret Vitin e Ri.

Qindra miliona njerëz mblidhen edhe në kryeqytetet europiane dhe ato aziatike për të parë në sheshet kryesore të qyteteve spektaklin që iu nënshtrua kufizimeve drastike gjatë dy viteve të kaluara të pandemisë.


Shtuar 31.12.2022 12:03