Vijon të digjet mali i Tomorrit, drejtori i AZDM: Nëse fryn erë do ketë zhvillime të reja

Vijon të digjet Parkun e Malit Tomor, tashmë prej mëse një jave.  Pyje me pisha, bredha e shkurre, por dhe kafshë të egra të zonës janë djegur. Kanë qenë forcat e Ruajtjes Pyjeve ADZM, banorët e fshatrave si dhe ushtria Reparti Xhenjos Poshnjë që kanë luftuar çdo ditë me flakët ndërsa janë ndihmuar nga ajri disa ditë me helikopter.

Terreni i vështirë, temperaturat larta si dhe era favorizuan flakët e zjarrit të cilat shkrumbuan pyjet nga perëndimi në jug të Parkut Kombëtar në zonën e mbrojtur të malit Tomorr. Sipas dr.AZDM(Agjensia e Zonave të Mbrojtura) Fatos Nako nëse ditën e sotme do të ketë erë të fortë zjarri do favorizohet nga kjo gjë.

“Në pjesën veriore, zjarri vetëm po monitorrohet, pasi ka 2 ditë I izoluar. Në pjesën perëndimore, në afersi të Lybeshës, e kemi nën kontroll pothuajse është i izoluar. Në jug po punohet në zonën pranë një përroi. Gjithçka është në dorë të erës dhe vetëm nëse nuk do të ketë shumë erë situatën do ta vëmë nën kontroll.

Po punojmë me të njëjtat forca 22 ushtarë dhe roje AZDM vetëm me krahë pasi terreni është i thyer dhe nuk mund të hyjnë mjetet eMNZSH nga ajri ditën e sotme. Shpresojmë mos të ketë erë në mënyrë që edhe këtë vatër të re zjarri ta shuajmë”-u shpreh Nako.


Shtuar 6.07.2021 15:21