Vijojnë “zhdukjet” e personave, raportohen dy raste në Fier e Lushnjë

Dy persona në Fier dhe Lushnje janë zhdukur një ditë më parë, duke humbur kontaktet me familjarët.

Sipas Policisë, në Fier bëhet fjalë për një 29 vjeçar të zhdukur ditën e djeshme. E ëma e tij pas humbjes së kontakteve ka bërë denoncim në Polici.

Ndërsa në Lushnjë bëhet fjalë për një 57-vjeçar i cili vuan nga depresioni dhe është denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa”, njofton policia.

Ndërkohë në Lushnje një 57-vjeçar i cili vuan nga sëmundja e depresionit është denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa./albeu.com/