Vijojnë sulmet në Ukrainë, shkon në 15 numri i të vdekurve në Ukrainë

Foto ilustruese

Të paktën 15 persona janë vrarë pasi një sulm rus goditi një bllok apartamentesh në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, thanë të dielën autoritetet ukrainase, duke shtuar se shumë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ndërtesa e banimit në qytetin e Chasiv Yar u godit të shtunën në mbrëmje pasi Rusia shtoi edhe një herë sulmet në qytete dhe qyteza në Ukrainën lindore në përpjekje për të marrë kontrollin mbi të gjithë zonën e Donbasit.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha se deri më tani në rrënoja janë gjetur trupat e 15 personave dhe se puna e kërkim-shpëtimit vazhdoN.

Që nga ora 13:00 me orën lokale, punonjësit e urgjencës shpëtuan pesë persona dhe vendosën kontakte me tre të tjerë që ishin ende të varrosur nën rrënoja, tha shërbimi në një deklaratë./albeu.com


Shtuar 10.07.2022 17:48