Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar në Tiranë pasi është konstatuar nga punonjësit e OSHEE, se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi në rrugën ”Qazim Daja”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com