Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është bashkuar protestës së opozitës që po mbahet në bukevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ajo është parë në protestë krah ish-nënkryetarit të PD, Alfredi Rushaj dhe demokratëve të tjerë.
Kujtojmë që Tabaku ka qenë vazhdimisht e distancuar nga grupimet Partinë Demokratike, por sot duket se ka vendosur të marrë pjesë në protestën e thirrur nga grupimi i Sali Berishës.
Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie, megjithatë do t’u drejtohet protestuesve që janë mbledhur para Kryeministrisë. /albeu.com