VIDEO/ Reperja 27-vjeçare vret menaxherin në mes të rrugës: Ishte vetëmbrojtje

Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj më 9 tetor. Një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe vrau agjentin e saj në mes të rrugës në Miami, SHBA.

Në video, reperja shihet duke u përleshur me një burrë jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 27-vjeçar del nga makina dhe i bashkohet sulmit ndaj Vhanit.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.

Menjëherë pas të shtënave, njeriu me të cilin fillimisht ishte përleshur reperja, tërheq zvarrë 27-vjeçaren me makinën e bardhë dhe largohet në drejtim të panjohur.

Ajo deklaron se nuk është fajtore, me avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”.

Çështja pritet të shkojë në gjyq më 15 shkurt 2024./albeu.com


Shtuar 20.11.2023 07:36